20 artistë të rinj kanë çelur një ekspozitë te Zeta, duke ndarë historitë personale mbi historinë kolektive

Jetë në fotografi të varura, jetë të vëna në kavanozë ku çdo gjë mbyllet hermetikisht, jetë në kafaze dhe pasqyra të thyera, jetë në pasaporta privilegjesh me kushtin e heshtjes. Artistët e rinj e shohin të shkuarën përmes objektivit personal, historisë familjare dhe grimcave që enden në ajri.

Në kuadër të ekspozitës “Rinia, Arti dhe Kujtesa- Kultura Digjitale në Veprim” organizuar nga IDMC me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, kulturës dhe sportit, të rinjtë  përçuan realitete e këndvështrime.

Gazeta e revista, sy që shohin, ndjekin e përndjekin, përballen me tjetrin, të tjerët dhe ata, si ne a ndryshe nga ne, ata që janë ende me mendësinë e bartur mbi supe e përdore.

E çelur deri më 14 tetor te Galeria Zeta, kjo ekspozitë synon të nxisë dialogun ndërmjet brezave, përmes ndarjes së historive të të mbijetuarve të regjimit komunist, krijimit të artit digjital dhe angazhimit të komunitetit në aktivitete artistike.

 

 

 

 

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×