“Kush na dënon nipin, do përballet me plumbat”/ Kërcënoi gjykatësit, lihet në burg xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së Astrit Kalasë

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Gjovalin Shkambin, pas deklaratave të tij kërcënuese ndaj gjyqtarëve.

Shkambi ka kërcënuar publikisht se do të vriten edhe gjyqtarë të tjerë nëse nipi i tij, Elvis Shkambi, dënohet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Po ashtu, në këtë çështje është i përfshirë edhe Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvisit, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Prokuroria e Shkodrës e konsideroi deklaratën e Gjovalin Shkambit si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike, duke kërkuar masën më të rëndë të sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën, duke e lënë Shkambin në burg.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×