“Ngjarje historike”/ Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE- Ballkan Perëndimor, Rama: Hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon

Tirana do të mirëpresë më 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale e quajti Forumin një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

“Mirmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×