“Ilaçet në spital mungojnë, qytetarët zvarriten me procedura”, aktivisti: Sistemi po u merr jetën pacientëve

Aktivisti i “Qëndresës Qytetare”, Migen Qiraxhi, ka denoncuar në studion e emisionit “Log.” në News24 mungesat kritike në sistemin shëndetësor publik, duke theksuar se pacientët me sëmundje të rënda, si kanceri, po përballen më shumë me absurditetin e procedurave dhe mungesën e trajtimit sesa me vetë sëmundjen.

Qiraxhi tha se protesta u organizua për të treguar realitetin e dhimbshëm që fshihet pas fushatave zyrtare të “Tetorit Rozë”, të cilat i quajti “spektakël që nuk pasqyron aspak jetën e pacientëve”.

“Ilacet mungojnë në Onkologjik, dhe qytetarët shqiptarë nuk i vret sëmundja, por sistemi. Procedurat, burokracitë, mungesa e barnave dhe neglizhenca institucionale janë ato që ua marrin jetën,” deklaroi Qiraxhi.

Ai theksoi se “Tetori i Zi” është një reagim ndaj fasadës që ndërtojnë institucionet gjatë muajit ndërkombëtar për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit, ndërsa në realitet, gratë dhe pacientët në përgjithësi përballen me kushte mjerane dhe mungesë të theksuar të trajtimit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×