
Policia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e kamarierit në një lokal në Komunën e Parisit në Tiranë.
Sipas autoriteteve, kuzhinieri 41-vjeçari Filip Shehu ka goditur me thikë kamarierin Indrit Ismaillari gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Kamarieri 34-vjeçar ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt spitalit, ku më pas ka humbur jetën.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
and then