Shehaj nga Gjykata Kushtetuese: Rama e përdori si armë kundër SPAK-ut

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë kryetarin e Bashkisë Tiranë, ishte i orkestruar nga kryeministri Edi Rama, me qëllim lirimin nga burgu të Erion Veliajt.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një vendim që i duhej Edi Ramës dje që sot të kërkonte lirimin e Erion Veliajt”.

Kreu i Mundësia, teksa e quan vendimin e Kushtetueses skandaloz, thekson se kjo gjë i duhej kryeministrit Edi Rama, për të mbrojtur Erion Veliajn dhe për të goditur SPAK-un.

Duke folur nga ambientet e jashtme të Gjykatës Kushtetuese, Shehaj thekson se kjo është koha kur Edi Rama ka nisur luftën e vërtetë me drejtësinë e cila kërkon t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Praktikisht Gjykata Kushtetuese tha ‘që një kryetar bashkie pavarësisht se është në hetim për korrupsion, pavarësisht se është në burg prej 8 muajsh, ai duhet të vazhdojë të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës’.

Dhe këtë Gjykata Kushtetuese e bën qartësisht për llogari të Edi Ramës i cili nuk ka më se si të fshihet dhe duhet të fillojë të sulmojë drejtësinë sepse po venë drejt Edi Ramës”.

Sipas Shehajt, Rama po Lufton SPAK-un për të shpëtuar veten e tij sepse pas arrestimit të Erion Veliajt dhe marrjes së pandehur të Belinda Ballukut, tashmë hetimet do të shtrihen edhe për kryeministrin e Shqipërisë.

“Pasi SPAK-u ka arrestuar Erion Veliajn, po heton Ballukun, po heton njerëzit më të afërt të Edi Ramës, tani nuk ka më kohë, tani po fillon lufta e vërtetë midis politikës së korruptuar dhe drejtësisë që kërkon t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri”.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj:

Ditën e djeshme Edi Rama ka përdorur armën më të fortë që ka kundër SPAK-ut dhe kundër drejtësisë.

Ka përdorur Gjykatën Kushtetuese për të goditur SPAK-un në mbrojtje të Erion Veliajt.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një vendim që i duhej Edi Ramës dje që sot të kërkonte lirimin e Erion Veliajt.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.

Praktikisht Gjykata Kushtetuese tha ‘që një kryetar bashkie pavarësisht se është në hetim për korrupsion, pavarësisht se është në burg prej 8 muajsh, ai duhet të vazhdojë të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës’.

Dhe këtë Gjykata Kushtetuese e bën qartësisht për llogari të Edi Ramës i cili nuk ka më se si të fshihet dhe duhet të fillojë të sulmojë drejtësinë sepse po venë drejt Edi Ramës.

Pasi SPAK-u ka arrestuar Erion Veliajn, po heton Ballukun, po heton njerëzit më të afërt të Edi Ramës, tani nuk ka më kohë, tani po fillon lufta e vërtetë midis politikës së korruptuar dhe drejtësisë që kërkon t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×