
Dy të rinj në Elbasan janë arrestuar nga Policia pasi dyshohet se kanë vjedhur një lokal.
Sipas burimeve, të dyshuarit janë 27-vjeçari Sh.Rr dhe 43-vjeçari O.B.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vodhën pajisjet e një lokali, identifikohen, kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.
Të dy bashkëpunëtorët dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh, për dokumentimin e të cilave, Policia vijon punën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i administrimit të pamjeve filmike të siguruara gjatë hetimeve për një rast vjedhjeje në lagjen “28 Nëntori”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga dy autorët e rastit, shtetasit Sh. Rr., 27 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, më datat 30.10.2025, 03.11.2025 dhe 04.11.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisjet e një lokali (me vlerë rreth 120 000 lekë), në lagjen “28 Nëntori”, në pronësi të një shtetaseje.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
and then