
Pas më shumë se një dekade që operon në celularë, WhatsApp po kalon edhe te orët inteligjente. Platforma e Meta është prezantuar zyrtarisht edhe në Apple Watch më 4 nëntor duke u lejuar përdoruesve të lexojnë dhe dërgojnë mesazhe nga ora. Ata mund të dërgojnë e marrin edhe mesazhe zanore thjesht duke folur te kyçi i dorës. Ata mund të reagojnë me “emoji” si dhe të shohin imazhet apo “stickers”.
Mesazhet dhe thirrjet mbeten të siguruara nga enkriptimi i dyanshëm. Sipas WhatsApp, përvoja e përdoruesit do të jetë po aq e mirë sa në celular. “Ne do të sjellim edhe më shumë funksione të dobishme për përdoruesit e Apple Watch në të ardhmen”, tha platforma.
Më herët gjatë këtij viti, WhatsApp u aplikua edhe te iPad pasi ishte një nga “kërkesat më të mëdha”. Për ta përdorur aplikacionin në orën tuaj inteligjente, duhet që ajo të jetë Apple Watch Series 4 e më tej dhe që operon me watchOS 10.
and then