
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me marrjen e pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku nga SPAK.
Sipas tij, rasti i Ballukut është shumë më serioz sesa paraqitet, pasi dosja përmban komunikime të rënda mes saj dhe vartësit të saj Evis Berberi që tregojnë përfshirje direkte në shkelje ligjore.
“Mjafton të shihni komunikimet mes Ballukut dhe vartësit të saj, është për të vënë duart në kokë. Dorëheqja është çështje morale. Po të shohësh se sa larg ka shkuar, për atë që ka bërë në zgjedhje dhe për angazhimin e strukturave që lidhen me krimin e organizuar, ajo është apeksi i sulmit të Ramës,” deklaroi Bylykbashi.
Ai ngriti pyetjen pse kryeministri Edi Rama ende nuk ka reaguar përballë një situate të tillë: “Kemi një të pandehur që është ministre dhe është hera e parë që ndodh kjo. Pyetja është pse Rama nuk e shkarkon. Ajo duhet të gjykohet dhe të shkojë pas hekurave. Ka një ndikim të paligjshëm dhe një përgjegjësi të drejtpërdrejtë për korrupsionin që SPAK po heton.”
Bylykbashi shtoi se në çdo shtet normal, një ministër nën hetim për korrupsion do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë: “Ajo duhet të dënohet. Një politikani i bën më shumë dëm kur e sheh qytetari në rrugë me stigmën e të korruptuarit. Unë kërkoj që ajo të dënohet për këto qindra miliona që ka vjedhur,” përfundoi Bylykbashi.
and then