
Skuadrat e Gjilanit dhe Dukagjinit kanë shënuar fitore të rëndësishme si mysafirë të dielën në kuadër të xhiros së 13-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani e nisi furishëm ndeshjen në stadiumin “Liman Gegaj” përballë Malishevës, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt me golin e Senad Jaroviqit. Epërsia e skuadrës së Debatik Currit u dyfishua në minutën e 25-të, kur Blerind Morina realizoi për 2:0.
Vendasit arritën të ngushtojnë disavantazhin në minutën e 89-të me golin e Samuel Opehut, por ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Me këtë fitore, Gjilani arrin kuotën e 15 pikëve dhe ngjitet në pozitën e tetë të renditjes, ndërsa Malisheva, me një pikë më shumë, mbetet një vend më lart.
Ndërkohë, në Ferizaj, skuadra e Dukagjinit ka marrë një fitore dramatike, me rezultat 1:0 ndaj ekipit vendas. Golin vendimtar e realizoi Dardan Morina në minutën e 98-të, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të arta.
Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ngjitet në pozitën e katërt me 20 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë.
and then