
Ora 18:00 njofton mbylljen zyrtare të procesit të votimit në 5 bashkitë e vendit, ndërsa në qendrat e votimit vijojnë të ketë ende qytetarë që presin të votojnë.
Nga raportimet e fundit të gazetarëve të News24, mësohet se qarku i Vlorës shënon shifrën më të ulët të pjesëmarrjes, 12.37% në raport me bashkitë e tjera.
Sipas gazetarit Osman Stafa, pas orës 18:00 të gjitha qendrat e votimit do t’i drejtohen KZAZ-ve për të numëruar votat.
“Kemi një specifikë se do të ketë dy procese numërimi, njëra nga grupet e numërimit dhe një tjetër nga Inteligjenca artificiale e cila do të numërojë fletët e votimit. Më pas do të shihet nëse do të rakordohen shifrat nga të dyja grupet e numërimit, nëse nuk do të ketë asnjë lloj gabimi, në zgjedhjet e ardhshme do të jetë opsion përdorimi i inteligjencës artificiale për numërimin e votave”, tha gazetari Osman Stafa.
Votimi elektronik nuk u aplikua në këto zgjedhje, shkak mendohet se është mungesa e buxhetit.
and then