
Me mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë e vendit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në prononcimin për mediat tha se nuk është evidentuar asnjë problematikë që cenon standardin e procesit të votimit.
“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga çfarë u raportua në komunikimet e mëparshme, nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimit është kryer në 100% të QV përmes pajisje elektronike të identifikimit.
Ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për tu dorëzuar baza materiale, disa janë në proces të transportit të kutive të votimit, dhe besoj shumë shpejt do fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.
and then