
Blofi ndaj Parma-s bëri që Milan të lëshonte kreun, por zhgënjimi ishte edhe më i madh pasi “djalli” kryesonte 0-2. Të lëshosh dy pikë në këto kushte nuk i lë një shije të mirë ambientit në Milano, por trajneri Allegri ka një arsye të fortë pas të cilës mund të kapet, forma e Rafa Leaos.
Pas rikthimit në fushë, sulmuesi portugez po kalon një formë të shkëlqyer, në 5 ndeshjet e fundit ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një assist. Nga tetori e deri më tani, asnjë lojtar nuk ka bërë më mirë se sa Leao, me portugezin që ka marrë pjesë në 5 gola të Milanit.
Me golin e shënuar ndaj Parma-s, Leao ngjitet në kuotën e 4 finalizimeve, po aq sa edhe Pulisic, golashënuesit më të mirë në radhët e Milan dhe një gol më pak se golashënuesi më i mirë në Serie A, Calhanoglu.
()
and then