Rihapet La Liga, Real “ngec” në derbi, por Alonso nuk e bën dramë: Jemi vetëm në nëntor, kampionati është i gjatë

Real Madrid “ngec” në derbin e vogël të Madridit ndaj Rayo Vallecanos. Skuadra e Xabi Alonsos pas humbjes ndaj Liverpool në Champions mesjavën e shkuar, humbet dy pikë të rëndësishme, duke u frenuar ndaj Rayos. 90 minutat ishin një monolog mes lojtarëve të Real Madrid dhe portierit vendas Batalla. Guler, Mbappe, Bellingham e Vinicius Junior shpërdoruan pa fund, me madrilenët që e pane veten shumë here pranë golit të avantazhit. As zëvendësimet e kryera nga Xabi Alonso në pjesën e dytë nuk është se bënë ndonjë ndryshim në fushë Përfundimisht mbyllet pa gola derbi i vogël i Madridit. Pas barazimit 1-1 ndaj Barcelona, Rayo Vallecano ka ndalur edhe Real Madridin,  në sfidën e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Një paraqitje shumë e dobët nga madrilenët gjatë gjithë takimit.. Pas këtij barazimi 0-0, Real Madrid mbetet në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa Vallecano në vendin e 12-të me 15 pikë.

Megjithatë pavarësisht këtij barazimi tekniku spanjoll, Alonso nuk e bën dramën pikën e marrë, duke u shprehur në fund të takimit: “Rayo na vuri në vështirësi, pasi diti të mbrohej mjaft mirë dhe për ne ishte e vështirë të gjeje hapësira. Megjithatë duhet të shohim pozitivisht. Jemi vetëm në muajin nëtor, kampionati është ende shumë i gjatë”.

“La Liga rihapet”, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, ndërsa “Marca” e përshkruan sfidën e Real Madrid me vetëm një fjalë: Ndalesa, duke nënkuptuar një rihapje të garës për titull, me skaudrën mbretërore që kryeson me vetëm 3 pikë avantazh ndaj ndjekësve më të afërt Barcelonës.

As
 
Marca
 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×