Union Financiar Tiranë/ Traditë dhe inovacion prej 30 vitesh

Më 23 tetor 1995, Union Financiar Tiranë (UFT), përfaqësues i Western Union Financial Services INC. në Shqipëri, realizoi transfertën e parë të parave, duke hapur një epokë të re për shërbimet financiare në vend. Në një kohë kur shqiptarët po niseshin drejt vendeve të tjera për një jetë më të mirë, UFT u bë ura që i mbajti të lidhur me atdheun, duke mundësuar që mbështetja dhe dashuria e emigrantëve të mbërrinte shpejt e sigurt te familjet e tyre.

Në një treg bankar që sapo po formësohej, UFT ofroi një shërbim që kuptoi më mirë se kushdo nevojën e kohës: shpejtësinë, sigurinë dhe besimin.

Sot, pas 30 vitesh, Union Financiar Tiranë është lider i transfertave të parave në Shqipëri, me partneritet të qëndrueshëm me Western Union, kompaninë më të madhe në botë për transfertat ndërkombëtare. Ky bashkëpunim i ka dhënë UFT-së stabilitet, standarde të larta dhe reputacion të fortë si simbol i sigurisë financiare për miliona shqiptarë.

Në këto dekada, kompania ka kryer miliona transferta, duke sjellë në Shqipëri miliarda euro remitanca dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e familjeve dhe forcimin e ekonomisë kombëtare.

Suksesi i UFT nuk u ndal në Shqipëri. Në 1998 kompania nënshkroi marrëveshjen për përfaqësimin e Western Union në Maqedoninë e Veriut, në 2000 hapi degën e parë në Kosovë, ndërsa në 2005 u zgjerua në Zvicër dhe më vonë, në 2016, në Kroaci. Sot operon në pesë shtete – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Zvicër dhe Kroaci – duke u bërë një nga aktorët më të njohur të shërbimeve financiare në rajon.

Nga një kompani transfertash, UFT është shndërruar në një ekosistem të plotë financiar. Sot grupi përfshin Union Bank (themeluar në 2006), PayLink (2012), si dhe filialet në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci.

Në një kohë ku përdoruesit kërkojnë shpejtësi dhe transparencë, UFT ka ndërtuar platformën digjitale të pagesave UPay – një ekosistem që ofron portofol elektronik, pagesa me kartë, QR, NFC, API për e-commerce dhe transferta të menjëhershme.

UPay është portofoli i parë elektronik në Europë që ofron shërbimet e Western Union, duke mundësuar dërgesa në mbi 200 shtete dhe tërheqje direkte në llogarinë UPay. Një tjetër risi është Karta UPay Mastercard, që lidhet drejtpërdrejt me aplikacionin dhe po ndryshon mënyrën si shqiptarët menaxhojnë financat personale.

Në 30 vite, Union Financiar Tiranë ka kaluar nga një kompani e transfertave në një grup të integruar financiar që i shërben çdo ditë qindra mijëra klientëve. Misioni i saj mbetet i pandryshuar: të ndërtojë ura midis shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik me shërbime të sigurta dhe inovative.

Në këtë 30-vjetor, UFT shikon përpara me të njëjtin vizion e frymë që nisi në 1995 – të jetë simbol i besueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe inovacionit në tregun financiar shqiptar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×