VIDEO/ Çfarë po ndodh? U shfaq krah Ramës për herë të parë pas marrjes e pandehur, Balluku hyn në Kryeministri me kreun e qeverisë

Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku janë rikthyer në ambientet e Kryeministrisë, pasi morën pjesë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”.

Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa më herët kreu i qeverisë, i pyetur nga Deutsche Welle për këtë çështje është shprehur se drejtësia ka punën e saj.

Zv/kryeministrja u shfaq në komunikimet me ish-vartësin e saj, Evis Berberi, i cili ishte kreu i ARRSH në kohën e punimeve për tunelin e Llogarasë.

Këto komunikime ngritën edhe më tej dyshimet për ndikimin e jashtëligjshëm të Ballukut në tenderin e tunelit të Llogarasë, me një dëm të përllogaritur në dhjetëra miliona euro.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×