VIDEO/ Plas në Këshillin Bashkiak të Pogradecit! Sherr i dhunshëm, këshilltari përleshet me qytetarin në sallë

Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qera”.

Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.

Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×