Buxheti 2025 për KLGJ në Komisionin e Ligjeve, Blushi kritika Qeverisë: U vra një gjyqtar dhe asnjë reflektim

Sekretari i PL, Ted Blushi, ka kritikuar qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë në sigurinë e Gjykatave edhe pse sipas tij, u vra një gjykatës.

Ai shton se nuk mund të quhet një Reformë e suksesshme në Drejtësi kur sipas tij, 80% e buxhetit shkon për paga.

“U vra një gjyqtar dhe asnjë reflektim sepse dhe sigurinë e jetës doni ta jepni me koncension
A mund të quhet një Reformë e suksesshme në Drejtësi, kur 80% e fondit shkon vetëm për paga dhe jo për një infrastrukturë që rrjedhimisht ndikon në një Drejtësi të shpejtë. efikase dhe të pavarur?

Vijmë në këtë raportim për çështjen e buxhetit pas një ngjarje shumë të rëndë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, por shoh që asnjë fond shtesë për sigurinë fizike në gjykata.

A mendoni se duke dhënë me koncension edhe çështjen e sigurisë dhe duke mos ja kaluar këtë atribut policisë së shtetit ose fakti që ju nuk akordoni fonde shtesë, garantoni që ngjarje tragjike si ajo që ndodhi, nuk do të ndodhin në të ardhmen?”, deklaroi Blushi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×