Mori plumb në kokë në atentatin ndaj Gilmando Danit, Muçi Sheqeri prej tre muajsh punonjës i AMP

Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç, i plagosur në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 40-vjeçari 3 muajt e fundit ishte punonjës Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Kujtojmë se Shaljani drejtonte automjetin, ndërsa Gilmando Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit.

Ndërkohë kontrolle për kapjen e autorëve po zhvillohen në Tiranë, Krujë, Fushë Krujë dhe në malësinë e Krujës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×