NBA/ 8 fitore për Lakers, Detroit vijon kryesimin, Miami mund Cleveland pas shtesës

Skuadra e Lakers fitoi 121-111 ndaj Charlotte jashtë fushe, duke korrur suksesin e 8-të sezonal. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Doncic me 38 pikë e Reaves me 24 pikë. Detroit vijon të kryesojë në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur 137-135 Washington pas kohës shtesë. Cade Cunningham ishte lider për Pistins, autor i një “triple double”, me 46 pikë 12 rebound e 11 asist.

Edhe Miami fitoi pas kohës shtesë, 140-138 ndaj Cleveland, ndeshje Norman Powell realizoi 33 pikë për skuadrën nga Florida. Pë miqtë rezultoi i pa mjaftueshëm double double i Mitchell, që shënoi 28 pikë e kapi 15 topa në tabelë. Fitore të lehtë korri Phoenix, që mundi 121-98 New Orleans, ndeshje ku u dallua Grayson Allen me 42 pikë.

Sukses i ngushtë dhe për Milwakee Bucks që triumfoi 116-114 në Texas ndaj Dallas. Ylli i skuadrës Yannis Antetokumpo realizoi 30 pikë, kapi 8 topa në tabelë dhe dhuroi 6 asist, duke qenë më i miri në parket për Bucks.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×