
Avokati Kujtim Cakrani ishte sot në një lidhje onlinë në “Log.” ku foli në lidhje me procesin ndaj klientit të tij Ilir Meta.
“Gjoka, gjyqtare e papërshtatshme për të gjykuar çështjen. Ndaj kërkuam përjashtimin e saj. Në seancën e sotme, Gjoka ishte në dijeni të kërkesës, por prokurori solli materiale shtesë që ne i kundërshtuam sepse prokuroria ka mbyllur hetimet dhe nuk lejohet të sjellë më prova shtesë”, tha ai.
Cakrani u ndal edhe në faktin që zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim për shkelje të barazisë në tendera.
“Duhej një masë ndaluese ndaj Ballukut ku të mos lejohej të ushtronte detyrë n, ose të merrte një masë tjetër siç është arresti në shtëpi.
Arresti me burg është shumë i rëndë.
Zëvendës ministrja tjetër për një arkë peshk u la në arrest shtëpie.
Balluku po shkon në punë e po prish provat, ku e dimë ne se si po vepron ajo me provat”, tha ai.
and then