“Ditë historike!”, Rama në konferencë me Melonin: Përveç dëshirës, “motra e madhe” ka dashurinë që të ndihmojë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në takimin në Romë, e quajti homologen e tij italiane, Giorgia Melonin motra e madhe, ku sipas tij, ka dashurinë që ta ndihmojë Shqipërinë.

“Me thënë të drejtën, në të gjitha vitet që kam drejtuar Shqipërinë, nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim mbi qëllimet e mira dhe dëshirën për të bërë të gjitha qeveritë italiane.

Me këtë qeveri është dashuria dhe dëshira për të bërë dhe jemi shumë mirënjohës sepse jo vetëm motra e madhe e Italisë, por edhe ministrat e saj janë shumë të gatshëm për të ndihmuar.

Dhe shpresoj të mos keqkuptohet se, falë angazhimit vëllazëror, sot jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes.”, tha Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×