Kamëz, policia bashkiake përplaset me aktivistët e lëvizjes “Bashkë”, pengojnë firmosjen e peticionit kundër rritjes së çmimit të biletës së urbanit

Prej dy ditësh, Lëvizja “Bashkë” së bashku me qytetarët e Kamzës kanë bërë thirrje për firmosjen e një peticioni ku kërkohet miratimi i dy pikave, ulja e çmimit të biletës së linjave të urbanit Kamëz që ka shkuar në 50 lekë, dhe abone falas për pensionistët dhe studentët.

Gjatë ditës së sotme, policë, nëpunës dhe drejtorë të Bashkisë Kamëz janë përplasur fizikisht me aktivistët e Lëvizjes “Bashkë ku i detyrojnë të largohen nga trotuari, me qëllim që të mos mbledhin firma.

Aktivistët e kanë cilësuar të paligjshëm urdhrin e drejtuesit të bashkisë Kamëz për largimin e aktivistëve.

Në krah të tyre janë shprehur dhe qytetarët e bashkisë së Kamzës të cilët janë shprehur të pakënaqur për vendimin e rritjes së çmimit të biletës së urbanit.

I pranishëm në aktivitetin për firmosjen e peticionit, ishte dhe deputeti i lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi, i cili deklaroi se bashkia Kamëz nuk ka pranuar të japë leje për vendosjen e një tavoline të vogël ku qytetarët të firmosin për një të drejtë të tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×