
Policia e Komisariatit nr. 4 ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit. Lënda narkotike dyshohet se kishte ardhur nga Spanja dhe ishte planifikuar të shitej në doza të vogla në Fresk.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për se nga operacioni janë arrestuar dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin, të cilët gjatë kontrollit kanë tentuar të arratisen, por janë kapur nga policia pranë shinave të trenit në zonën e Institutit.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e shpërndarjes.
and then