“Nuk kam frikë, Shqipëria ia del”, Josa i bindur: Mundim Andorrën, fati i kualifikimit në dorën tonë

Shqipëria hedh sytë drejt Play Off të Botërorit, teksa një triumf ndaj Andorrës, kombinuar me një sukses ose barazim të Anglisë ndaj Serbisë, kuqezinjtë sigurojnë këtë fazë. Në një lidhje me Sport Neës në Neës 24, trajneri i njohur Mirel Josa u shpreh kështu:

“Me ecurinë e skuadrës, e prisja të shkonim deri këtu. Besimi te skuadra më ka ardhur dalëngadalë. Ndeshja me Serbinë doli jashtë parashikimeve tona.

Nuk i druhem asgjë-je, jam i sigurt se fitorja ndaj Andorrës do të vijë. Jam i bindur se do marrim 3 pikët. Andorra është problem tjetër. Deri këtu ka shkruar mirë, nuk prishet puna për një ndeshje me Andorrën. Në futboll ndodhin shumë gjëra. Në asnjë mënyrë nuk e lejmë në dorën e tjerëve këtë punë”- Tha Josa.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×