
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një video nga situata e përmbytjeve sot në Delvinë. Zhupa shprehet se situata është e vështirë në rrugët e bllokuara, në urat e bllokuara dhë në përmbytje të tokave bujqësore.
Ina Zhupa kërkon një ndërhyrje urgjente të shtetit. “Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë, por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët” e mbyll reagimin deputetja demokrate.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Situata në Delvinë është tejet e vështirë për shkak të përmbytjeve!
Rrugët janë të bllokuara, dëmet janë të shumta dhe ujërat e shiut kanë vërshuar në drejtim të banesave. Ura e Vanës vazhdon të jetë e bllokuar, rrugët e fshatrave të tërë janë të pakalueshme.
Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit.
Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë të ujrave në qytete dhe fshatra por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët.
and then