
Shqipëria dhe Kosova ëndërrojnë të shkojnë së bashku në Botëror. Për të lehtësuar prezencën e tifozëve në stadiumet e Amerikës ku do të zhvillohet edhe Botërori “FIFA2026”, nga 11 qershori deri më 19 korrik, ka menduar presidenti Trump dhe kreu i FIFA-s, Gianni Infantino.
Në zyrën Ovale, Trump dhe Infantino prezantuan programin e ri “FIFA Pass” që mundëson marrjen më të shpejtë të takimeve për vizë për personat që kanë blerë bileta zyrtare të eventit përmes FIFA-s.
Presidenti Trump u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve që planifikojnë të marrin pjesë në këtë kompeticion që të aplikojnë për vizë “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata ka shtuar mbi 400 oficerë konsullorë nëpër botë për të përballuar fluksin e kërkesave. Sipas tij, në rreth 80% të vendeve, aplikantët mund të sigurojnë një takim për vizë brenda 60 ditëve, por pasja e një bilete nuk e bën të sigurt edhe lejen për të udhëtuar në SHBA.
()
and then