Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

Këtë të mërkurë u përditësua edhe renditja e re e FIFA-s, pas sfidave të muajit nëntor. Pas fitores minimale 0-1 ndaj Andorrës dhe pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, Shqipëria ka humbur dy pozicione. Nga vendi i 61-të, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 63-të.

Ekipi i Sylvinhos siguroi kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa këtë të enjte do mësojë rivalin që do ketë në gjysmëfinale.

Pasi fitoi 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazoi 1-1 ndaj Zvicrës, Kosova është përmirësuar me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Dardanët, të cilët janë kualifikuar për në Play Off të Botërorit, tashmë janë në vendin e 80-të.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×