Situata me reshjet në vend/ Rriten prurjet e Osumit në Berat, lumi rrezikon daljen nga shtrati (VIDEO)

Sipas informacionit të marrë nga prurjet e lumit Osum në dy vendmatjet e hidrometrit, në Çorovodë (ura e qytetit) dhe tek Ura e Varur në Berat, si dhe nga verifikimi në terren, konstatohet se niveli i prurjeve në Çorovodë ka tendencë uljeje. Aktualisht, matjet tregojnë një nivel prej 2.19 metrash. Ndërkohë në Berat, prurjet kanë arritur nivelin 3.8 metra dhe janë në rritje, duke kaluar pragun e rrezikut.

Bashkia Berat po ndërmerr masa mbrojtëse me vendosjen e pritave me thasë me rërë në lagjen Goricë, pranë hyrjeve të banesave, tek Ura e Varur dhe tek bizneset pranë Urës së Goricës.

Strukturat operacionale dhe shërbimet bashkiake ndodhen në terren me mjete pune: 2 fadroma, 2 skrepa, 1 vakumtrak i DRUK dhe 3 mjete zjarrfikëse për largimin e ujërave. Aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat. Situata po ndiqet nga afër në terren nga Prefekti i Qarkut, znj. Valbona Zylyftari, dhe Kryetari i Bashkisë Berat, z. Ervin Ceca.

Në bashkinë Poliçan është raportuar dalja e lumit nga shtrati në fshatin Bregas, NJA Vërtop. Uji ka depërtuar në toka bujqësore dhe në sera, por nuk ka probleme për banesat dhe bizneset. Situata monitorohet nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë.

Në bashkinë Dimal, strukturat operacionale dhe ato bashkiake vijojnë monitorimin e situatës. Deri në këto momente nuk raportohet dalje e lumit nga shtrati.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×