“48% e fëmijëve nën moshën 6-vjeçare janë në rrezik varfërie”, Ina Zhupa: Nuk flitet shumë për këtë sepse korrupsioni është…

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Ajo rendit në sërë statistikash që tregon se ka nevojë për ndërhyrje urgjente nga shteti për të kthyer vëmendjen te fëmijët.

“Sot, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, të cilët janë gëzimi i çdo familje por që përballen plot problematika në Shqipëri. Nuk flitet mjaftueshëm për ta se ashtu si edhe sot, lajmet e korrupsionit qeveritar dhe titujt për hetimet zënë faqen e parë kudo. Megjithatë sot është dita kur duhet të flasim qartë për realitetin e fëmijëve në Shqipëri dhe për përgjegjësinë që kemi ne, si institucione dhe si shoqëri.

Statistikat janë alarmante:
48% e fëmijëve nën 6 vjeç jetojnë në rrezik varfërie.
Sipas Këshillit të Europës, 77% e fëmijëve 2–14 vjeç përjetojnë disiplinë të ashpër, përfshirë ndëshkim fizik.
Sipas raportit të CRCA, 86% e fëmijëve ndjejnë se të drejtat e tyre nuk respektohen.
17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, një nivel 3-fish më i lartë se mesatarja globale.

Këto nuk janë thjesht numra. Janë pasqyra të një realiteti që kërkon veprim urgjent. Vlera e vetëm një nga aferat që mbushin mediat do zgjidhte varfërinë e këtyre fëmijëve.

Si deputete, mbetem e përkushtuar të punoj për politika që i vendosin fëmijët në qendër, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke krijuar një vend ku çdo fëmijë rritet i sigurt, i shëndetshëm dhe me ëndrra të mëdha.

Duhet punojmë për të: Forcuar ligjet për mbrojtjen e fëmijëve; Siguruar mbështetje ekonomike për familjet në nevojë, që asnjë fëmijë të mos rritet në varfëri; Për të investuar në edukim, shëndet dhe programe ushqyerjeje për parandalimin e obezitetit tek fëmijët. Për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna në familje dhe në shkolla; Gjithashtu të rrisim zërin e fëmijëve në vendimmarrje, duke u garantuar atyre respektim të plotë të të drejtave. Fëmijët janë e ardhmja e vendit.

Nëse nuk i mbrojmë sot, nuk mund të pretendojmë një Shqipëri më të mirë nesër.”, tha Zhupa.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×