
Kaos dhe tensione në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës ku u shqyrtua kërkesa e PS në lidhje me përjashtimin e disa deputetëve të PD në lidhje me atë që ndodhu të enjten në seancën plenare.
Demokratët u treguan ironikë, ku ndërkohë që Ulsi Manja lexonte emrat e përfshirë në vendimin për përjashtim, u shprehën: Po internim ka? T’i varim!
Ndërkohë Albana Vokshi i bëri thirrje Manjës të distancohej nga krimi dhe deputetët e opozitës nisin t’u binin tavolinave në shenjë revolte.
“Nuk munden përfaqësuesit e Suel Çelës të na përjashtojnë ne. O Ulsi ke ditën sot ti, momentin të distancoheshe nga krimi dhe korrupsioni. Mos kujto se do tërhiqemi deri në ikjen e Raaës dhe Ballukut. Më keq do ta bëjmë”, tha Vokshi.
and then