
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për protestë kundër korrupsionit.
Në mesazhin e publikuar në Facebook, Xhixho thekson se korrupsioni po grabit paratë e një prej vendeve më të varfra në Europë dhe se kjo, sipas saj, nuk mund të konsiderohet thjesht keqqeverisje, por krim.
“Korrupsioni që po vjedh paratë e vendit më të varfër në Europë nuk është keqqeverisje është krim. Protestojmë së bashku për veten tonë,” shkruan deputetja.
Ajo fton qytetarët që t’i bashkohen foltores që do të mbahet nesër, në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.
and then