
Kreu i PD, Sali Berisha ka uruar 35-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike.
“Në trashëgiminë tonë të lirisë, sot ne kremtojmë një datë ndër më të shënuarat, 35-vjetorin e botimit të gazetës së parë opozitare pas 45 vitesh monizëm total. Kjo në të vërtetë është festa jo e një gazete, është festa e pluralizmit të mendimit, është festa e fjalës së lirë, është festa e jetës, e cila pa fjalën e lirë është një jetë shkretëtirë, një jetë pa dinjitet”, tha ai.
Gjithashtu Berisha tha se në programin e Partisë Demokratike, fokusi mbetet liria e fjalës dhe dinjiteti i gazetarëve
Fjala e Berishës;
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, urimet nga zemra për secilin prej jush, për të gjithë opozitarët dhe të gjithë shqiptarët, për një vit të mbarë, viti i lirisë, viti i rikthimit dhe triumfit të vlerave që ne besojmë, të vlerave themelore të njeriut në këtë vend, në këtë tokë, të grabitura, të shkelmuara, të përzëna në mënyrën më të egër nga njeriu që është bërë simbol i diktatorit të Venezuelës dhe që quhet tashmë në të gjitha kontinentet Ramaduro.
Miq, në trashëgiminë tonë të lirisë, sot ne kremtojmë një datë ndër më të shënuarat, 35-vjetorin e botimit të gazetës së parë opozitare pas 45 vitesh monizëm total.
Kjo në të vërtetë është festa jo e një gazete, është festa e pluralizmit të mendimit, është festa e fjalës së lirë, është festa e jetës, e cila pa fjalën e lirë është një jetë shkretëtirë, një jetë pa dinjitet.
Ndaj dhe unë duhet të shpreh nderimin tim më të madh, respektin më të thellë për të gjithë ata të cilët 35 vite më parë, natën e 5 janarit bënë të mundur publikimin e gazetës Rilindja Demokratike si zëdhënëse e fjalës së lirë, si gazetë e interesit kombëtar, e vokacionit perëndimor të kombit tonë.
Të dashur miq, sot ne kremtojmë këtë datë në kushte kur fjala e lirë, mendimi i lirë janë më të dhunuara se kurrë në 35 vite.
Në një kohë kur mediat e kontrolluara nga qeveria janë shndërruar në instrumente të fjalës së lirë, të plaçkitjes tuaj, të mashtrimit të qytetarëve.
Janë shndërruar në zëdhënëse të krimit qeveritar dhe organizatave kriminale qeveritare, karteleve të drogës, organizatave kriminale shqiptare.
Kurrë ndonjëherë kartelet e drogës, organizatat kriminale, nuk kanë pasur në dorë sa ç’kanë në dorë sot në Shqipëri serialin e medieve të kontrolluara prej tyre.
Këto media çdo ditë shpërndajnë me valët, me portalet, me shkrimet, me ekranet, me studiot, mashtrime, manipulime dhe trillime për qytetarët shqiptarë.
Njëlloj si në diktaturat e zeza, direkt apo indirekt, glorifikojnë të keqen, justifikojnë të keqen, zulmojnë të keqe.
Por sot, përsëri në panoramën mediatike shqiptare ka gazetare dhe gazetarë trima dhe guximtarë, të cilët bëjnë gjithçka në kushte tmerrësisht të vështira, të paguar dhe të papaguar, t’u thonë ju të vërtetën.
Bëjnë çdo gjë të hetojnë krimet e shëmtuara të qeverisë dhe organizatave të saj.
Ndaj dhe le t’u shprehim ne nderimin më të madh atyre për punën që bëjnë, për të gjithë ata gazetarë, ata analistë, që me sakrifica, me guxim, shprehin të vërtetat e hidhura të këtij regjimi.
I garantoj ata sot në këtë ditë se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës, dinjitetin e tyre, lirinë e mendimit.
and then