
Viti 2026 do të jetë viti i përplasjes së mazhorancës me drejtësinë, ku beteja e parë do të jetë më 22 janar në Gjykatën Kushtetuese.
Kështu u shpreh në studion e News24, gazetari Erl Murati, i cili tha ndër të tjera se për dosjen e Ballukut dhe atë të AKSHI-t, janë të interesuar dhe partnerë ndërkombëtarë.
Murati tha se 22 janari do të vendosë përballë njëri-tjetrit, qeverinë dhe organet e drejtësisë së re, SPAK dhe GJKKO për të dhënë argumentat e tyre nëse pushteti gjyqësor shkeli atë ekzekutiv në vendimin për shkarkimin nga funkksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.
“Ne dimë fare pak nga dosja “Balluku”, por aq sa kemi parë, implikohet dhe kryeministri.
Është dukshëm përpjekja e Ramës për të mbrojtur njeriun e tij. Beteja e drejtësisë me qeverinë ka hyrë në një fazë të re, është dhe dosja e AKSHI-it ku janë të interesuar dhe partnerët ndërkombëtarë. 22 janari do të jetë datë e rëndësishme, ndërsa 2026 do të ketë vazhdimësi përplasjesh mes Ramës dhe Klodian Brahos së SPAK”, tha Murati.
Sa i takon “gëzimit” që ka përfshirë kampin opozitar pas lajmit për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, të cilët shpresojnë në një ndodhi të tillë dhe në Shqipëri, për largimin e Ramës nga pushteti, gazetari Erl Murati tha se arrestimi i Maduros lajm i keq për politikën e majtë e të djathtë, të re e të vjetër.
“Opozita do të duhet ta kishte aleat SPAK-un. Që nga viti 2021 do të duhet të kishte një aleancë natyrale midis opozitës dhe drejtësisë, por ky ngërç do të vazhdojë dhe gjatë 2026. Opozita drejtohet nga 2 kryetarë, Berisha i shpallur non grata nga SHBA dhe Meta në burg.
Nëse opozita do të ketë zgjuarsinë për të bërë reformism të brendshëm, do të kishte shanse të mira për të menduar për rotacionin”, tha gazetari Erl Murati.
Erl Murati: Ne dimë fare pak nga dosja Balluku por aq sa kemi parë, implikohet dhe kryeministri. Është dukshëm përpjekja e Ramës për të mbrojtur njeriun e tij. Beteja e drejtësisë me qeverinë ka hyrë në një fazë të re. është dhe dosja e AKSHI-it ku janë të interesuar dhe partnerët ndërkombëtarë. 22 janari datë e rëndëishsme, 2026 vazhdimësi përplasjesh mes Ramës dhe Klodian Brahos së SPAK.
Arrestimi i Maduros lajm i keq për politikën e majtë e të djathtë, të re e të vjetër.
Në fillim të 2025 nuk e mendonim se SPAK do të mbërrinte tek të dy njerëzit me të fortë brenda PS.
Opozita do të duhet ta kishte aleat SPAK-un. Që nga viti 2021 do të duhet të kishte një aleancë natyrale midis opozitës dhe drejtësisë, ky ngërç do të vazhdojë dhe gjatë 2026. Opozita drejtohet nga 2 kryetarë, Berisha i shpallur non grata nga SHBA, nëse opozita do të ketë zgjuarsinë për të bërë reformism të brendshëm do të kishte shanse të mira për të menduar për rotacionin. Opozita duhet të jetë e përgatitur që vitin e ardhshëm ku do të mbahen zgjedhjet e pushtetit vendor, të jetë e bashkuar dhe të hapet drjet të rinjve dhe të bëjë garë reale të brendshme.
Ndodh apo nuk ndodh ajo ca dëshiron opozita, ajo duhet të jetë e gatshme.
and then