
Gazetari Basir Çollaku e cilësoi zv/kryeministren Belinda Ballukun dhe AKSHI-n si “dy organizata kriminale me qendër funksionimi në Kryeministri”.
Në intervistën për News24, gazetari theksoi se vendi i zëvendëskryeministres së marrë të pandehur është në qeli pasi abuzimet me tenderat shkojnë edhe përtej, vetëm një pjesë janë bërë publike dhe se dosja e Prokurorisë së Posaçme përfshin edhe më shumë.
Duke komentuar ankimimin e qeverisë të bërë në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet ta shqyrtojë më 22 janar, theksoi se gjykata duhet të marrë një vendim që të jetë precedent edhe për raste të tjera që mund të jenë të ngjashme.
Ai tha se e sheh këtë gjykatë nën trysni nga Kryeministri, pasi sipas tij, është i vetmi institucion i drejtësisë, ku ai ende ka ndikim.
“Ka edhe tendera të tjerë që janë atje në SPAK, atje janë miliarda. Gjykata Kushtetuese duhet të krijojë një vendim që duhet të jetë precedent edhe për nesër. E shoh në një sanduiç Kushtetuesen mes trysnisë, është ishulli ku Rama ka ende ndikim, dhe ku amerikanët po e mbikëqyrin. Kishte një vit e gjysmë dosja e Ballukut që ishte gati për vendimmarrja.
Çfarë e pengoi për të marrë vendimin? Erdhën dajat them unë. Dhe ishte radha e tyre. Por sido të shprehen me 22, mendoj se është SPAK që do të ripërsërisë kërkesën për arrest me burg për Ballukun dhe destinacion është qelia se shumica e gjërave që s’kanë dalë janë më të rënda. Ke dy organizata terroriste që kanë qendrën e funksionit në kryeministri, AKSHI dhe Belinda Balluku”, u shpreh ai.
Ndërsa analisti Ben Andoni shtoi se Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen që më herët.
“Besoj se do të jenë të kujdesshëm (Kushtetuesja), Balluku e ka marrë drejtimin e vet për t’u përballur me drejtësinë. E kam thënë se ajo duhet të jepte dorëheqjen”, u shpreh Andoni.
and then