
Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të këmbëngulë që Kuvendnit të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, çka i hap rrugë arrestimit të saj.
“Apel SPAK-ut, këmbëngulni që Kuvendi të shqyrtojë për vonesa kërkesën për dhënien e autorizimit.
Sot nuk është koha të heshtet. Koha që të kërkohet nga Kuvendi të shqyrtohet kërkesa e SPAK.
Kjo është hera e disatë që PSAK sjell kërkesë për arrestimin e një deputeti, por kurrë nuk ka ndodhur që Kuvendi të votohet tre javë. Me sa kuptuam e gjithë kjo vonesë është një kohë që Rama po merr. Ku Rama po flet për ligj dihet që është në hall të madh.
Nga 3 orë konferencë e fundvitit, 2 orë e gjysmë doli vetëm për paraburgimin”, tha ai.
and then