
Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj foli për situatën në Partinë Demokratike gjatë një intervistë në “News24”. Hysaj tha se është shumë e rëndësishme që PD të jetë e bashkuar kundër regjimit.
Gjithashtu nënvizoi se qeveria ka rënë dhe se skandalet që e kanë përfshirë këtë qeveri janë të shumta.
“Bashkimi duhet bërë. Janë apo jo të aftë, koha e ka treguar që PD kur do të bashkojë të gjitha forcat, arrin ta bëjë. Kjo duhet të jetë strategjia dhe forma për të ecur para. Çdo qytetar duhet të reflektojë. Ai që ne quajmë narko-regjim, është drejt fundit. Dhe a jemi në të zotët që t’i japim një shtysë, kjo është pyetja më e rëndësishme…Nuk është momenti t’i bëhet analizë opozitës, kur ngjarjet zhvillimet janë të ditura të narkoqeverisë, apo situata me përmbytjet që ka përfshirë vendin”, tha ajo.
and then