
Deputeti i PD, Tomor Alizoti, ka deklaruar se rishfaqja e e Belinda Ballukut në ekrane, si “punëtore e qeverisë”, është pasqyra më e qartë e dhunës me të cilën Edi Rama po përpiqet të bëjë politikë.
Në një mesazh në facebook, Alizoti thotë se kur vjedhja bëhet publike, ka vetëm dy rrugë: ose e justifikon, ose e mohon.
Postimi i plotë
Rishfaqja e Belinda Ballukut në ekrane, si “punëtore e qeverisë”, është pasqyra më e qartë e dhunës me të cilën Edi Rama po përpiqet të bëjë politikë. Edhe para se të dilte dosja e vogël e SPAK-ut, të gjithë e dinim se çfarë abuzuese ishte Balluku. Por përgjimet e nxorën në shesh sa makute ishte realisht zëvendësja e Ramës.
Kur vjedhja bëhet publike, ka vetëm dy rrugë: ose e justifikon, ose e mohon. Rama dhe Balluku zgjodhën rrugën më të ndyrë, bashkëjetesën me vjedhjen. Nuk e refuzojnë krimin, nuk e shpjegojnë. Sillen sikur është gjë normale.
Në çdo vend me një grimcë demokracie kjo sjellje do ishte e papranueshme. Por të rrethuar nga interesa mafioze, të marrë peng nga aferat e regjistruara, ata po përpiqen të marrin peng edhe votuesit e tyre, të bëjnë pis gjithë shoqërinë.
Refuzimi për t’u larguar, shfaqja e çiftit të kapur matë në TV duke dhënë leksione morali, nuk ka më lidhje me karakterin e tyre. Ka lidhje me moralin tonë si shoqëri. Ata duan të na mësojnë se liderët duhen të jenë hajdutë, se populli i do kështu, të zhytur në llum e me duart në xhepat e shtetit.
Ata po përpiqen të tregojnë se edhe kur je i kapur me prova, prapë mund të sundosh. Të bëjnë pis të gjithë vendin bashkë me veten e tyre. Kjo ndodh vetëm kur zullumi të ka ngrënë çdo qelizë.
Sot as nuk dihet kush është kryeministër e kush vartës. Rama dhe Balluku janë një trup i vetëm, i lidhur me frikë, dosje dhe interesa kriminale.
Ata mendojnë se Shqipëria meriton fatin e vendeve pa ligj, se shqiptarët janë të gatshëm të qeverisen nga hajdutë e trafikantë. Si diktatorët që mbajnë pushtetin me para, frikë dhe pazare të pista, mendojnë se do përziejnë qytetarët me aferat e tyre dhe do mbeten “zgjidhja”.
Por publikimi i mesazheve ua ka mbyllur rrugën. Ëndrra për ta mbuluar zullumin me heshtje dhe para ka marrë fund. Rama është në agoni. Përpiqet të blejë kohë, por fati i tij është shkruar prej vetë tij. I kapur disa herë në bashkëpunim me kartele droge, me grupe kriminale dhe në vjedhje, sot nuk ka më askënd që ta shpëtojë. Ne mund të mos kemi traditë të gjatë demokracie, por jemi popull evropian.
Prandaj shfaqja e Ramës dhe Ballukut në TV është shpenzim i kotë. Koha e kartelit politiko-kriminal që përfaqësojnë ka mbaruar.
EDI RAMA, ti po del nga politika siç jetove:
si një hajdut vulgar.
Çfarë turpi!
and then