
I ashpër dhe kritik ka qenë qëndrimi i Aulon Kalasë lidhur me situatën e përmbytjeve në Durrës.
Gjithashtu ai komentoi edhe daljen e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke thënë që është e pafalshme, pasi duhet të ishte në burg.
“Duhet të jemi të qartë edhe me njerëzit dhe këtu bëhet fjalë për sasi reshjesh normale që kanë rënë në Shqipëri. Me një pikë uji të rënë, duket se çfarë drame. Bashkitë por edhe qeveria qendrore nuk pastrojnë kanalet kulluese. Këto duhet të pastrohen që në muajin maj. “Në Bubq në zonën ku janë rindërtuar nga tërmeti, dhe janë ndërtuar mbi kanale kulluese dhe I gjithë uji, sa herë bie shi, përmbytet qendra e Bubqit. Kjo situatë nuk është tani, por ka qenë. Pas një muaji do ketë sërish reshje dhe do ndodhë e njëjta gjë. Këta thonë rëndom, kanë ndërtuar keq banorët, po kush i la këto banorë të ndërtonin? Si ka mundësi që ju merret taksa e ujit e dritave, duhet një zgjidhje përfundimtare. Ku është kryeministri, duhet të jetë në krye të operacioneve, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Shqipëria digjet këta krihet…Të dalë ajo zonjë që e kishte vendin në burg. Është përmbytur edhe burgu I Durrësit, është e paimagjinueshme. Ka hyrë uji në të gjithë Katin e parë kjo zonjë që duhet të ishte në burg del në krye të operacione…Është e paimagjinueshme. Këta harxhuan 10 mln euro për velierën…Pushteti lokal ka 27 vite që drejtohet nga PS. Durrësi I ri që këta e quajnë sot, nuk ka kanale.”, tha ai.
and then