
Analisti Fatos Lubonja u shpreh se me të gjitha krimet që ka bërë kryeministri Edi Rama në Shqipëri duhet të kishte pasur rotacion.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Lubonja tha se shqiptarët i kanë shpresat te amerikanët, për të sjellë një ndryshim në këtë vend.
“Çfarë i mbetet opozitës për të bërë? Këto forma që kemi parë deri tani janë parë, janë forma të njohura. Fryma realizohet, duke hequr idenë e “Skënderbeut”. Pra jo ecni si ushtarë të mi dhe do ta çlirojmë Shqipërinë dhe do ju sjell lirinë nga Edi Rama. Jo, kjo është përrallë e vjetër. Lideri për të qenë figurë e parë, historia e Berishës është kështu dhe e Ramës, pastron të gjithë figurat që mund t’i bëjnë pak hije. Pra heq të gjitha kontributet e mundshme. Pra PD edhe pse Saliu ka bërë disa prapaktheu, si në 2005, ka ngelur parti ku nuk ka një kritikë. Edhe sot Saliu del dhe thotë ’97 është kundër revolucioni i kuq, dhe nuk ka asnjë përgjegjësi as për piramida apo sudja e xhaferri. Një njeri që nuk ka aftësi vetëkritike, punon për figurën e tij si Skëndërbe…Por a bindet ky apo që nuk është ky shpëtimtari? Kam frikë se nuk bindet dot, ose ka njerëz që i thonë je ti…Rama i ka kapur që nga KQZ e deri te presidenti, patronazhistët, ekonominë. PS fiton sepse ka ndërtuar një sistem që nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Me krimet që ka bërë Rama mund të kishte pasur rotacion në Shqipëri po të kishte pasur drejtësi. Shqiptarët ku e kanë shpresën? Shpresa është që kjo drejtësia ka disa amerikanë që e dinë që Shqipëria është bërë narkotrafik, dhe tani duan ta ndalojnë dhe tani do ta marrin Ramën si maduro dhe do t’i bëjnë një gjë Edi Ramës dhe do ta heqin…”, tha ai.
and then