
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria ka vënë në dispozicion mbi 50 milionë euro për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në vend, nga të cilat rreth 30 milionë euro janë të parashikuara në programin e Emergjencave Civile. Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, Malaj sqaroi se këto fonde përfshijnë shpenzime kapitale dhe financime për objekte apo projekte që lidhen drejtpërdrejt me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Sipas tij, rreth 15 milionë euro janë alokuar për projekte parandaluese.
Po ashtu, ministri bëri me dije se është planifikuar edhe një fond i kushtëzuar prej rreth 10 milionë eurosh, i cili do të menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në një metodologji të mbështetur në hartën e riskut.
Në dispozicion do të jetë edhe fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, në vlerën 25 milionë euro, i cili do të përdoret në varësi të vlerësimeve që do të kryhen nga strukturat përgjegjëse. Ndërkohë, një fond prej rreth 5 milionë eurosh është parashikuar për digat dhe rezervuarët, me qëllim financimin e projekteve për sigurinë e tyre.
Sipas ministrit Malaj, në total, mbi 50 milionë euro janë të disponueshme për menaxhimin dhe përballimin e situatës së përmbytjeve në vend.
and then