
Nga mbledhja e grupit të PD-së, Sali Berisha lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai u ndal te skandalet e rastit Balluku, ndërsa shtoi se pas Ballukut fshihet vetë Edi Rama.
“Ai de-facto ka kryer një grusht shteti, duke marrë pushtetin e parlamentit. Ai po mbron kërkesën për heqjen e imuniteti. Ai ka dëshmuar se Belinda Balluku është ai dhe Lubia, është thjesht shërbëtore e verbër e tij. Shqiptarët tashmë e kanë të qartë. Autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë me një kosto de-facto 93 mln euro më të madhe se sa ishte ofruar. Ose me dokumente 50 mln euro se sa ishte oferta e dytë e kompanisë që ndërtoi tunelin, shqiptarët e mësuan dhe e morën vesh. Ndarja e 13 km në 14 lote të Unazë së Madhe, ku ka lote që kanë shkuar 32 mln euro, është totalisht urdhër dhe diktim i Ramës. U duk se Rama do të përdorte në mënyrën antikushtetuese të gjitha ambientet për të mbrojtur veten e tij. Siç i thonë asaj fjalës që ky rast shërbeu për të marrë ai fajësinë para komunitetit ndërkombëtar. Vetëm një autokrat, një diktator mund të imagjinojë dhe ti lejojë vetes këto raste, siç është rasti Balluku.”, tha Berisha.
and then