
Hetimet në SPAK për dosjet më të nxehta të korrupsionit të zbuluara deri më sot, AKSHI dhe dosja e Belinda Ballukut, mbështeten nga SHBA-të.
Kështu u shpreh në emisionin “Studio 24”, gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se reforma në drejtësi është investim amerikan, por qasja e kryeministrit Edi Rama ndaj reformës u duk kur prokurorët i hynë në paradhomë.
“Rama përpiqet ta shesë reformën në drejtësi si arkitekt të saj, por është investim amerikan. Por në momentin që SPAK shkoi tek paradhoma e Edi Ramës, ai bëri avokatinë në dy raste, tek Balluku dhe tek AKSHI. Qëndrimi që do të mbajë Rama për Ballukun do të tregojë nëse do e mbajë apo lëshojë.
Kështu dhe për Karcanaj, nuk foli për takimet në zyrën e Ergys Agasit.
Dhe këto dy raste do të përcaktojnë qasjen e Ramës ndaj reformës në drejtësi. Kjo është më shumë mbështetje amerikane”, tha Lala.
Klodiana Lala: Në gjykata ka zvarritje të vendimeve, ndërkohë në SPAK ka ecur me ritme të kënaqshme.
Rama përpiqet ta shesë reformën në drejtësi si arkitekt të saj, por është investim amerikan. Por në momentin që SPAK shkoi tek paradhoma e Edi Ramës, ai bëri avokatinë në dy raste, tek Balluku dhe tek AKSHI. Qëndrimi që do të mbajë Rama për Ballukun do të tregojë nëse do e mbajë apo lëshojë.
Kështu dhe për Karcanaj, nuk foli për takimet në zyrën e Ergys Agasit.
Dhe këto dy raste do të përcaktojnë qasjen e Ramës ndaj reformës në drejtësi. Kjo është më shumë mbështetje amerikane.
and then