“Niko Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Ervin Salianji: Kryetari i Kuvendit, si pronar i qytetit, PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ervin Salianji, mohoi pretendimet e selisë blu se po punon për Ramën, duke takuar elektoratin e PD-së.

Duke iu referuar takimit në Korçë, Salianji tha se një pjesë e PD bashkëpunon me Niko Peleshin, që e cilësoi si pronarin e qytetit, se janë të lidhur me emërimet në bashki dhe institucione të tjera vendore.

Pjesë nga biseda

Ylli Rakipi: Thonë se takimet e tuaja i shërbejnë Edi Ramës sidomos në këto kohë të vështira?

Ervin Salianji: Kush e ka këtë të ma thotë nga drejtuesit e partisë, se e stopoj unë dhe e rrëzoj qeverinë. Kemi 13 vjet që presim, do ta rrëzojë sot, do ta rrëzojë nesër. Ata njerëz që vijnë në ato salla janë ata që i shërbejnë PD-së.

Po si i shërbej unë, kur në treçerekun e fjalimit përmend Ramën? Ata nuk e përmendin Niko Peleshin që kanë disa shokë se i kanë futur në parti. Kanë njerëzit që i kanë futur në punë aty nëpër bashki dhe institucionet e qeverisë. Pse s’e përmendin Niko Peleshin? E dini ju që Niko Peleshi është thuajse pronari i qytetit, që emëron nga ka kapur një pjesë të PD, një klub shokësh. 4 personat që drejtojnë në një institucion të qytetit kanë qenë pronarë në një dyqan. Si ka mundësi që çdo skandal del dhe shumëfishohet. Cili është shqetësimi që po mblidhen njerëz për PD-në.

Andi Tela: Këtë energjinë e sallave, përballë lidershpirt të PD do t’i kundërvishesh me votë, Ke një plan?

Ervin Salianji: Pse do ta them në publik unë planin. Po pse kundër PD dhe jo pro. PD ti e lidh me individ? Kundër lidershipit të PD që e ka marrë peng.

Andi Tela: Do të përballesh vetëm nëpër salla?

Ervin Salianji: Të matemi me njerëzit, me votë. Unë po takoj njerëzit. E di cili është problemi kryesor në këte debat publik. PD të kishte problem funksionarë që takojnë njerëz, kanë problem pse unë mbledh njerëz dhe shajnë qeverinë. Po takoj njerëz.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×