
Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar takimet e zhvilluara gjatë ditës së sotme mes përfaqësuesve të ambasadës amerikane dhe krerëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi, duke u ndalur veçanërisht te projekti “Smart City”.
Sipas Hitajt, kompania që pritet të fitojë projektin “Smart City” ka lidhje të drejtpërdrejta dhe të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se vetë ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë Katarit të drejtën për të prodhuar çipa, ndërsa kjo kompani ka një raport të ngushtë me këtë shtet për të siguruar pajisje të teknologjisë së lartë të monitorimit.
Gazetari u shpreh se debatet e fundit që lidhen me përfshirjen e Kinës në këtë projekt, sipas tij, nuk janë plotësisht të sakta. Ai deklaroi se nga informacionet zyrtare që ka siguruar përmes kërkimeve të tij, kompania në fjalë rezulton të funksionojë si një filial amerikan në Lindjen e Mesme.
“Nuk besoj se SHBA-të do t’i jepnin Katarit të drejtën për të prodhuar këta çipa dhe më pas të shfaqnin pakënaqësi ndaj një shteti që bashkëpunon me një kompani e cila është nëndegë e kompanive amerikane dhe që punon edhe me Microsoftin,” u shpreh Hitaj.
Sipas tij, detajet e projektit tregojnë se bëhet fjalë për një kompani të integruar në ekosistemin teknologjik amerikan, çka, sipas Hitajt, e bën të pabazuar shqetësimin se “Smart City” përbën një problem për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
and then