“Berisha mund të jetë edhe zgjidhja, edhe problemi”, Salianji: Jam kundër qëndrimit të tij, problemet janë në mes të dhomës dhe nuk i fshihemi dot

“Berisha është edhe zgjidhja, edhe problemi. Në varësi të qëndrimit që mban”.

Kështu deklaroi gjatë intervistës në “Kjo Javë”, në News24, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, duke shtuar se ai nuk bie dakord me qëndrimin që Berisha po mban sot.

“Unë mendoj që PD duhet të ecë me hapa të shpejtë drejt riformatimit dhe ripërtëritjes të plotë duke njohur problematikat që ka. Problemet janë në mes të dhomës, në mes të tryezë, nuk mund të bëjmë sikur nuk i shohim dhe nuk reagojmë tani, erdhën zgjedhjet lokale”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Unë nuk jam në garë të matshme por jam në garë idesh dhe në këtë fzë ka masivitet në cdo takim dhe sallat janë të pamjaftueshme dhe e kemi treguar me pamje që ka njerëz që presin jashtë sallës duke pritur, ka një lloj shprese për ripërtëritjen e PD, sepse demokratë janë të gjithë ata që marrin pjesë në takimet.

Berisha mund të jetë dhe zgjidhja dhe problemi në varësi të qëndrimit që mban. Në këtë moment ka një qëndrim të caktuar për të cilën unë nuk bie dakord. Unë mendoj që PD duhet të ecë me hapa të shpejtë drejt riformatimit dhe ripërtëritjes të plotë duke njohur problematikat që ka. Problemet janë në mes të dhomës, në mes të tryezë, nuk mund të bëjmë sikur nuk i shohim dhe nuk reagojmë tani, erdhën zgjedhjet lokale. Ne do të kemi të njëjtat probleme që do të ishte gabim i madh, që unë si përfaqësues i PD të mos i thoja.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×