“Rama i ka kërcënuar disa herë, por…”/ Dervishi e zbulon: SPAK heton kryeministrin e Shqipërisë

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ka bërë deklarata të forta lidhur me marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas Dervishit, kryeministri Rama ka ushtruar presion ndaj SPAK që të mos preket telefoni i tij dhe elementë të tjerë personalë, duke tentuar të vendosë kufij ndaj hetimeve. “Rama ka kërcënuar SPAK që të mos prekë telefonin e tij”, deklaroi gazetari, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi formën e këtyre kërcënimeve.

Ai u ndal edhe te debatet publike që, sipas tij, përpiqen të justifikojnë mungesën e hetimeve ndaj kryeministrit me argumentin se pushteti i fituar me votë nuk duhet tronditur. “Ka disa logjika që fliten se nuk rrëzohet pushteti i dikujt që është marrë me votë”, tha Dervishi, duke e cilësuar këtë si një keqkuptim të parimeve të shtetit të së drejtës.

Gazetari theksoi se SPAK ka detyrimin ligjor të hetojë çdo zyrtar të lartë, përfshirë edhe kryeministrin, pa dallim funksioni apo pozite politike. “SPAK heton kryeministrin dhe nuk ka pse të mos e hetojë”, u shpreh ai, duke shtuar se barazia para ligjit është themeli i reformës në drejtësi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×