“Salianji nuk i ka bërë dëm PD, atë që mendon e thotë!”, Shehi: Ramës i ka shërbyer vetëm Berisha, po paguajmë çmimin e marrëveshjes së tyre

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” duke folur për zhvillimet brenda PD, ku Berisha deklaroi sot se Salianji është vetëpërjashtuar, u shpreh se ky i fundit nuk i ka bërë asnjë dëm demokracisë së brendshme të partisë.

Sipas Shehit, Në PD kanë dalë shumë demokratë që e kanë kundërshtuar liderin e partisë, por ditën që s’je me Berishën ai thotë je me Ramën.

“Salianji po bën punën e vet, atë që mendon e thotë dhe ai nuk po i bën dëm të madh demokracisë së brendshme, por Ramës i ka shërbyer Berisha sepse bëri një marrëveshje para zgjedhjeve për të eleminuar të gjithë opozitarët e tjerë dhe vetë mbeti me 53 deputetë dhe Rama me 83”, tha Shehi.

Dashamir Shehi: Berisha nuk është Salianji fenomeni i parë. Në PD kanë dalë nja 30 Salianjë përfshi dhe mua, ditën që s’je me Berishën ai thotë je me Ramën.

Salianji po bën punën e vet, atë që mendon e thotë dhe ai nuk po i bën dëm të madh demokracisë së brendshme, por Ramës i ka shërbyer Berisha sepse bëri një marrëveshje para zgjedhjeve për të eleminuar të gjithë opozitarët e tjerë dhe vetë mbeti me 53 deputetë dhe Rama me 83.

Të gjithë kanë paguar cmimin e marrëveshjes Rama-Berisha.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×