
Në Anoeta, Barça bie përballë Real Sociedad, në një sfidë spektakolare, ku protagonist absolut ishte gjyqtari i takimit dhe sistemi VAR, ku vetëm në pjesën e parë u anuluan 4 gola. Ekipi i Hansi Flick pësoi një humbje 2-1 që më shumë u festuan në Madrid, kjo pasi Reali arrin të ngushtojë diferencën me 1 pikë.
Pas vetëm një minute lojë, Sociedad dërgoi topin në rrjetë, i anuluar nga gjyqtari i takimit për pozicion jashtë loje, por ky ishte një mesazh i fortë për Barçën. Blaugranët reaguan fuqishëm me ekipin e Hansi Flick që gjeti dy herë rrugës, por në të dy rastet si me Fermin Lopez ashtu edhe me Yamal, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Më në fund, pas disa tentative, Real Sociedad gjeti golin e avantazh, me Oyarzabal që tundi rrjetën me një goditje fluturimthi brenda në zonë.
Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fraksionin e dytë historia ishte e njëjtë. Yamal fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Në minutën e 70-të ishte Rashford që konvertoi me gol një asist të Lamine Yamal duke barazuar shifrat në 1-1. Festa nuk zgjati shumë pasi një minutë më vonë, Guedes realizoi për Sociedad duke rikthyer festën në Anoeta, një gol që në fund rezultoi një trepikësh.
I zhgënjyer për këtë rezultat, u shfaq trajneri Hansi Flick: “Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, krijuan shumë raste, por në fund rezultati nuk pasqyron atë që dhamë në fushë, jam i zhgënjyer për këtë, por kjo është mënyra se si ne duam të luajmë futboll”, u shpreh Hansi Flick.
Një fitore të rëndësishme këtë javë siguroi edhe Atletico Madrid, me ekipin e Simeones që triumfoi 1-0 përballë Aleves. Golin trepikësh e realizoi Sorloth në minutën e 48-të. Falë këtij suksesi, Atletico renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 41 pikëve.
and then