Situatë e rënduar nga virozat në Dibër, 120 raste në ditë paraqiten në spital

Ndryshimet e shpeshta të temperaturave gjatë muajit Janar kanë rritur ndjeshëm të prekurit nga virozat stinore në Dibër. Sipas mjekut pediatër pranë spitalit rajonal të Dibrës, Filip Cfarku në 24 orë paraqiten në urgjencë rreth 120 persona të prekur nga virozat e stinës. Sipas Cfarkut 50 raste paraqiten në urgjencën e pediatrisë dhe 70 raste në urgjencën e të rriturve. Mjeku pediatër shprehet se numri është i lartë krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa pritet që kurba e infektimeve të ulet në muajin Shkurt.

Nga ana tjetër, mjeku pediatër thotë se prindërit gabojnë në dy raste gjatë prekjes së fëmijës nga virozat stinore. Sipas tij paraqitja direkt në spitalin rajonal sapo nisin shenjat e virozës dhe mbajtja shumë gjatë e fëmijës me temperaturë në shtëpi është e gabuar. Ai këshillon se prindërit duhet t’i dërgojnë fillimisht fëmijët tek mjeku familjes dhe është ky i fundit që i rekomandon nëse është e nevojshme tek mjeku specialist.

Edhe pse rastet janë të shumta gjatë këtyre ditëve, nuk ka ngarkesë të shtruarish në pavionin e pediatrisë në Spitalin Rajonal Dibër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×